Autobusët e rretheve nuk do të jenë më tek stacioni pranë rrethrrotullimit në Laprakë, ose ndryshe tek Dogana dhe as në stacionin përballë Pallatit të Sportit.

Që nga sot terminali i autobusëve të Jugut dhe të Veriut do të jetë tek ‘Kthesa e Kamzës’. Zhvendosja e terminalit të jugut që më parë ishte tek nga zona e njohur si ish- Dogana është bërë pas rinisjes së punimeve tek Unaza e Madhe.

Mëngjesin e sotëm të gjithë autobusët e linjave të jugut dhe të veriut janë vendosur në këtë terminal të ri provizor. Sipas Bashkisë, terminali i ri ofron më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë janë marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban.

Terminali i ri do të jenë në shërbim të 43 linjave të zonës së jugut dhe 20 linjave të zonës së veriut, duke sjellë kushte më të mira dhe lehtësi në qarkullim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pak ditë më parë punimet në terminalin e ri u inspektuan edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se me terminalin e ti do të shmanget edhe kaosi që ndodhte tek ‘Shqiponja’.

“Ka një hapësirë më të madhe sesa ish-Dogana, do të sistemojë 63 vend-poste dhe stacione për autobusët e veriut dhe jugut, ndërkohë që juglindja do të vazhdojë të shërbehet nga Qyteti “Studenti” dhe parkingu i madh atje. E jo vetëm kaq, por kemi edhe 4 linja autobusi urban që do kenë një stacion ngjitur me terminalin e autobusëve; pra, linja e ‘City Park’, e Kamzës, linja e Institutit dhe ‘Tirana e Re’, të katërta do të ndalojnë aty, për t’i çuar pasagjerët në drejtimin që duan në Tiranë, duke shmangur edhe kaosin që ndodhte tek ‘Shqiponja’”, u shpreh Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: