Sergio Buskets, mesfushori i Barcelonës, ka folur për mikrofonët e ESPN-së duke analizuar momentin aktual të formacionit katalanas. Buskets është shfaqur i sinqertë dhe ka bërë deri diku autokritikë për lojërat jo të mira që skuadra blaugrana ka bërë së fundmi.

“Na mungon pak ekuilibër dhe kompetencë. Duhet të jemi më të fortë, rezultatet do të vijnë nëse besimi do të rritet. Superkupa është një moment i mirë për të treguar progreset. Po përpiqemi që të gjejmë sistemin më të mirë të lojës. Te Barcelona jemi mësuar të luajmë me një stil të mirëpërcaktuar, por ndonjëherë duhen bërë dhe ndryshime. Disa kundërshtarë bëjnë shumë presing dhe përballen një kundër një ndaj nesh dhe në momentin që humbasim topin, çdo gjë bëhet më e vështirë.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb