Detaje të reja për ngjarjen në Lushnjë ku mbeti i plagosur 44-vjeçari Kujtim Mema. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se Mema është plagosur në zonën abdominale, bark, ku ka marrë 2 plumba dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës është dërguar në Tiranë.

“Mësohet se ai është shofer kamioni dhe pa precedentë penalë. 44-vjeçari ka qenë duke kaluar në atë zonë dhe nuk mendohet se ka qenë shënjestra e atentatit”, raportoi Kuçi.

Autori lëvizte më këmbë dhe ka qenë i vetëm. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe lokalit ku ka ndodhur ngjarje. Janë marrë në pyetje dhe disa dëshmitarë. Ata kanë pohuar se ka qenë një person që lëvizte më këmbë dhe ka qëlluar disa herë, jo në drejtim të 44-vjeçarit. Për këtë arsye, policia ka ngritur disa postblloqe dhe i është vënë pas autorit, ndërkohë që pritet që pamjet e kamerave të sigurisë të ndihmojnë në zbardhjen e krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb