Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku zgjodhi të nisë një aventurë të re, në Indinë e largët. Sadiku firmosi për Mohun Bagan, një nga skuadrat më cilësorë të Indian Super League. Në fjalët e tij të para si lojtar i këtij ekipi, 32-vjeçari u shpreh i lumtur.

“Kur Mohun Bagan më kontaktoi, pashë në detaje kampionatin dhe më shtoi kuriozitetin. Sinqerisht, drejtuesit e këtij klubi më bindën brenda javës. Shpresoj që bashkë me shokët e ekipit të mbrojmë titullin. Jam krenar që të jem pjesë e një klubi 133 vjeçar”, tha Sadiku. Kontrata e nënshkruar parashikohet të jetë e vlefshme për dy vite.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: