Të paktën katër persona kanë vdekur teksa një aeroplan i vogël me 14 pasagjëerë e dy anëtarë të ekuipazhit, bëri një ulje emergjente në pyll, në Siberinë juglindore.

Avioni, i tipit L-410, ishte nisur nga Irkutsk dhe u rrëzua 4 kilometra nga destinacioni i tij, në fshati Kazatsinkoye.

Sipas informacioneve të para, kishte disa dëmtime mekanike që e detyruan ekuipazhin të tentonte uljen e detyruar.

Raportet e para thanë se 11 nga pasagjerët ishin bllokuar në rrënojat, por ishin gjallë. Ekipet e emergjencën ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të nxjerrë personat e plagosur nga rrënojat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb