‘Avioni ukrainas që ra të mërkurën vetëm pak kohë pasi ishte nisur nga Terehani, po kthehej në aeroport për shkak të një ‘problemi’: Është kjo që thotë deri tani hetimi iranian për aksidentin që i kushtoi jetën 176 personave.

‘Avioni, që në fillim ishte drejtuar drejt lindjes për të lënë aeroportin, është kthyer nga e djathta për një problem dhe po kthehej në aeroport në momentin e aksidentin’, ka bërë me dije Aviacioni civil iranian.

Komunikimet radio mes pilotit dhe kullës së kontrollit nuk dëshmojnë në fakt asnjë situatë të jashtëzakonshme. Hetuesit, që po studiojnë kutitë e zeza, të cilat janë të dëmtuara, citojnë dëshmitarët në tokë dhe personelin e avionëve të tjerë që kanë fluturuar në zonë dhe shpjegojnë që Boeign 737 mori flakë teksa ishte në fluturim.

Në bordin e avionit gjendeshin 83 qytetarë irakenë, 63 kanadeze, 11 ukrainas dhe 10 suedeze. Asnjë i mbijetuar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb