Këtë të martë zhvillua në Gjykatën Kushtetuese seanca në lidhje me kërkesën e Shoqatës së Prodhuesve të Birrës për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për akcizën e birrës. Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi ligjor i kësaj shoqate, Sajmir Laçej, theksoi se pas rritjes së akcizës, prodhimi i birrës ra deri në 45%, ndërsa disa kompani falimentuan.

“Kam një rezervë për shkresën e 24 maj të paraqitur nga pala e interesuar ku pyetjes sa vende të BE kanë akcizë të unifikuar iu përgjigjur në mënyrë të pavërtetë se janë 10 shtete. Kjo përgjigje është e pasaktë referuar të dhënave të BE. Dua të bëj edhe një koment. Nuk jemi betuar para nisjes së seancës, mbaj përgjegjësi personale edhe si përfaqësues i kompanive prodhues të birrës, që çdo info të dhënë në 42 pyetjet që keni bërë janë të sakta nga burime zyrtare”, tha ai.

Këshilli i Ministrave: Jemi dakord për parashtrimin e provave.

Avokati Laçej:
Prej datës 01 Janar 2023 Akciza e birrës shqiptare per prodhuesit e vegjël është rritur 2 fish. Përfaqësoj 14 biznese nga te cilat 10 janë mikrobirrari.   Te gjitha këto biznese  prej 14 muajsh po përballen me konkurrencën e Kompanive qe kane një aktivitet te zhvilluar globalisht. Vetëm një Kompani prezente ne 60 shtete per vitin 2023 ka prodhuar 188 Milionë Hektolitra kundrejt 3 Mije Hektolitra qe kane prodhuar ne te njëjtin vit se bashku Birrat;Puka”, “Pan”, “Gjyshit”, “Gjallica”, “Karabash”, “Saraçi”, “Altenberg”, “Brahause Beer”,” Dys”. Kërkohet respektimi i parimeve kushtetuese të lirisë ekonomike. “Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm për arsye të rëndësishme publike”. Si pasojë e aplikimit te ……Anëtarëve te Shoqatës se Prodhuesve te Pijeve Alkoolike vendase Birra “Kaon”, “Korça”, “Stela”, “Tirana” dhe 10 mikrobirrari qe operojnë ne vend  iu është kufizuar liria e veprimtarisë ekonomike ne kundërshtim edhe me standartet e BE per te cilat po punohet te përmbushen me qellim anëtarësimi.

Niveli i akcizës së birrës në Shqipëri krahasuat me vendet e BE


Avokati Laçej:
Është provuar se nuk ka pasur një nevoje te ngutshme per t’iu afruar nivelit te taksimit ne vendet e BE: Shqipëria aplikon akcize deri 4 here me te larte se niveli minimal taksimit te rekomanduar nga Direktiva 92/84/EEC dhe me te larte se Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Çekia, Gjermania, Danimarka, Spanja, Kroacia, Hungaria, Italia, Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia qe janë 2/3 e vendeve te BE. Të gjitha vendet anëtare te BE kane modele te diferencuara taksimi per Akcizën e Birrës. 24 shtete e kane te diferencuar sipas sasisë se prodhuar ne vit deri ne 200 mije HL , apo me fasha , ndërsa 3 shtete (Spanja, Portugalia dhe Suedia) e kane te diferencuar sipas përmbajtjes alkoolike duke mos e taksuar fare birrën deri ne 2.8% Alkool dhe duke favorizuar indirekt prodhimet tradicionale respektive. Shqipëria takson birrën me mbi 0.5% Alkool ndërkohë qe pothuajse te gjithë vendet e BE aplikojnë Akcize te reduktuar ose 0 per birrën nen 2.8% Alkool. Shqipëria ka nivelin me te larte te taksimit sëbashku me Kosovën ne Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndryshe nga Kosova, Bosnja Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi nuk mbron prodhuesit e vegjël. ( detajet ne aneksin 1). I vetmi vend qe nuk aplikon taksim te diferencua është Serbia dhe kjo ka një arsye, nuk ka me prodhim vendas sepse te gjitha fabrikat vendase janë blere nga Kompani te mëdha Evropianë qe punojnë me licence dhe nuk mund te përfitojnë nga taksimi i diferencuar.

Ne përfundim sjell ne vëmendje disa nga pyetje qe i janë drejtuar palëve te interesuara dhe nuk kane marre përgjigje nuk do marrin përgjigje edhe ne këtë seance te fundit gjykimi:

1. Brenda kategorisë PIJE ALKOLIKE është unifikuar taksimi i birrës dhe jo i verës? A krijohen kështu premisa per te orientuar konsumin nëpërmjet politikes se taksimit?
2. Si është e mundur qe brenda te njëjtit ligj ka dy qasje te ndryshme per rritjen e nivelit te akcizës, per birrën 2 fish brenda një muaji ndërsa per cigaret me rritje graduale 3.7% te shtrire ne 5 vite?
3. Si shpjegohet qe nga 27 vende te BE asnjë shtet nuk ka akcize te unifikuar ndërsa ne vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm një dhe i dyti u be Shqipëria?
4. Ku është gjetur termi “birrari artizanale” kur nuk ekziston as ne konventën 92/83/EEC dhe as ne Ligjin 61/2012 Mbi Akcizën ne RSH? Nëse duhet ta përfitonin reduktimin vetëm birrat artizanale perse gjate 10 viteve nuk ka patur asnjë pretendim te tille per asnjë nga Prodhuesit qe përfaqësohen ne këtë Gjykim? Po Birrat Artizanale meqë duhet te mbroheshin sipas jush perse po i çoni ne faliment pre 15 muajsh?
5. A është cenuar procesi i përafrimit te legjislacionit te akcizës me Direktivat dhe rregulloret e BE sipas kërkesave te nenit 70 te MSA AL BE?
6. Kur thoni qe 200,000 HL janë shume si sasi me Akcize te diferencuar per Shqipërinë me 3 Milionë Banore dhe mbi 10 Milionë turiste ne vit perse nuk është shume per Luksemburgun me 600 Mije banore apo Maltën me 500 mije?

Duhet shfuqizuar Ndryshimi i beftë, i pa studiuar, jo proporcional dhe në dëm te prodhuesve vendas të birrës duke zhbërë një model taksimi te harmonizuar plotësisht me legjislacionin dhe praktikat e vendeve te Bashkimit Evropian qe buron nga neni 4 i Direktivës 92/83/EEC mbi harmonizimin e strukturës se taksimit me akcize te pijeve alkoolike transpozuar ne Ligjin 61/2012 mbi akcizën ne RSH.

Duhet shfuqizuar Ky amendim ligjor i bere bazuar ne argumentin e gabuar se po kërkohej te evitohet diskriminimi i importit krahasuar me prodhimin vendas duke barazuar nivelin e taksimit me Akcize. Duhet shfuqizuar sepse Janë cenuar jo vetëm parimet Kushtetuese te lirisë ekonomike, proporcionalitetit dhe sigurisë juridike te parashikuara ne nenet 11, 17, 41 por edhe nenet 34 dhe 70 te MSA Shqipëri BE.

Duhet shfuqizuar sepse ne aspektin Juridik krijohet një precedent jo i favorshëm per imazhin e Shqipërisë ne mbrojtjen e investimeve te huaja kur nuk arrin te mbroje investimet e vendasve, me bindjen qe Gjykata Kushtetuese do te luaje rolin qe i njeh Kushtetuta e RSH. Analiza e munguar e pasojave ekonomike gjate miratimit te ndryshime ligjore është kompensuar me një proces shume te detajuar gjykimi te fakteve dhe argumenteve ligjore dhe ekonomike.

Jemi ne pritje te gjykimit tuaj te nderuar anëtarë te Gjykatës Kushtetuese te Shqipërisë qe ne emër te Shoqatës se Prodhuesve te Pijeve Alkoolike Vendase dhe Shoqatës se Mikrobirrarive ju kërkoj pranimin e kërkesës sipas objektit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: