Vazhdon përshkallëzimi i tensionimit në linjën frontale mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Në përleshjet që jetohen në frontin Azerbajxhan-Armeni janë vrarë 30 ushtarë armen dhe janë shkatërruar 3 tanke.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit bëhet e ditur se në përleshjet e jetuara përgjatë frontit Hoxhavent (Hocavent)-Fuzuli, forcat armene ndërmorën një sulm ndaj pozitave të ushtrisë së Azerbajxhanit, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën.

Në deklaratë në mes tjerash u tha se gjatë përleshjeve u shkatërrua një sasi e madhe e municionit ushtarak të Armenisë dhe se janë vrarë rreth 30 ushtarë armen dhe se janë shkatërruar 3 tanke dhe një bateri artilerie të armenëve.

Bëhet e ditur se kontrolli i situatës në front ndodhet në duart e ushtrisë azerbajxhanase.

Forcat azerbajxhanase kanë goditur edhe një qendër komanduese të forcave armene që veprojnë në territoret e pushtuara.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit deklaroi se qendra komanduese u shkatërrua me zjarrin e hapur si kundërpërgjigje të forcave azerbajxhanase, me çrast janë vrarë një numër i madh i ushtarëve armen dhe të oficerëve me gradë të lartë.

Kjo ministri gjithashtu bëri të ditur se video incizimet në lidhje me operacionet do të publikohen së shpejti.

Në përleshjet që vazhdojnë prej mbrëmjes së 1 prillit e këtej, kanë rënë dëshmorë 15 ushtarë azerbajxhanas ndërsa janë vrarë dhe plagosur mbi 100 ushtarë armen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: