Rritja e shikueshmërisë së një televizioni me profil ekonomik si SCAN TV te të rinjtë ishte sfida për studentët pjesëmarrës në edicionin e tretë të Konkursit të Sfidave të Biznesit, organizuar nga programi B4Students. 9 finalistët paraqitën propozimet e tyre para jurisë së konkursit, në mjediset e SCAN TV.

Përfaqësuesit e televizionit SCAN, Kreshnik Kuçaj, Drejtor i Informacionit, Erdogelsa Gongo, Menaxhere e Burimeve Njerëzore, si dhe Brenton Kotorri, autor dhe gazetar televiziv, zgjodhën tre propozimet më të mira, që erdhën nga Jursi Temali, student në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Eneda Deliu dhe Esmeralda Çela, të dyja studente në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Drejtoresha ekzekutive e SCAN TV, Vanova Strakosha, i përgëzoi studentët për përkushtimin dhe cilësinë e lartë të përgatitjes, duke i dorëzuar secilit certifikatë vlerësimi, ndërsa fituesve edhe çmimet përkatëse.

Finalistet
Finalistet

Për Jursi Temalin, kjo përvojë ishte e rëndësishme për të vlerësuar potencialin e tij në zgjidhjen e një sfide reale biznesi dhe nxitjen e të menduarit inovativ. Ai thotë se “e veçanta e këtij konkursi është mundësia e angazhimit në një problem biznesi që është i prekshëm dhe nxitja për të menduar përtej të zakonshmes, si një drejtues i ardhshëm biznesi”. Ai sugjeroi në mënyrë më të strukturuar programet që do të përbënin interes për rininë e sotme në një televizion ekonomik në fushën e pabarazisë, transparencës dhe ekonomisë qarkulluese.

Programi B4Students është pjesë e nismave të përgjegjshmërisë sociale në fushën e edukimit, krijuar nga Grupi BALFIN, me vëmendje të veçantë të presidentit të tij, Samir Mane, që fokusohet në angazhimin e të rinjve në sipërmarrje apo kontribut social, si dhe në zhvillimin e tyre profesional.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: