Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta, në një intervistë për mediat italiane ka folur për rrugëtimin e tij, vështirësitë dhe sukseset në karrierën e tij artistike.

Kjo intervistë e tij vjen pas problemeve shëndetësore që këngëtari kishte, ku edhe iu desh që të anulonte aktivitetet e tij. Më herët Meta zbuloi se kishte ënjtje në fytyrë dhe në  kokë, duke sqaruar publikun se i duhej që të bënte kontrolle.

Në një intervistë për “Oggi”, ai ka thënë: “Më është dashur të pezulloj disa aktivitete pune që të mund të hetoj shkaqet dhe më erdhi keq, por ishte e nevojshme. Për fat të mirë, me një trajtim të synuar dhe të papritur, gjithçka shkoi mirë. Në fund nuk ishte asgjë shqetësuese”,

Më tej ai është ndalur edhe problemet e familjare duke u shprehur se lumturia për të ishte një rrugëtim i vështirë.

Ermal Meta tregon edhe për marrëdhënien e vështirë me babain e tij: “Nuk do ta fal, që në ato vite të tmerrshme, me dhunë, krim, të vdekur rrugëve, na la vetëm”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka folur dhe për jetesën në Shqipëri, ku ai jetoi për 13 vite, kohë kur ishte regjimi komunist dhe rënia e komunizmit. “Çdo fjalë mund të lexohej si një pozicion përmbysës në lidhje me një ‘kod’ që duhej të intuitohej, të përvetësohej. Periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku për të cilën nuk e kisha mësuar. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: