Avokati i Agron Xhafajt, Ardian Visha i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” foli për çështjen kaq shumë të debatuar në opinionin publik, të quajtur “Babalja”.

Visha u shpreh se zëri i klientit të tij Agron Xhafaj nuk është askund, kurse shton se e gjitha është një inskenim mediatik për të goditur politikisht.

Kushdo që u ndërmor me këtë çështje që ka fakt të paqenë, është dënuar. Padyshim që çdo ndëshkim ka vlerën e tij edukuese. Ky proces na shërben që në luftën politike, gjithçka duhet të jetë e drejtë. Nuk duhet që të kemi përpjekje jo të moralshme për të luftuar kundërshtarin politik. Faktet në këtë proces janë të trilluara. Vlerësimi ynë ndaj vendimit ka të bëjë me certifikimin e shqetësimit tonë, për krijimin e të gjithë asaj që u quajt përgjimi “Babale”.

Nuk ka një fakt të madh, por ka disa fakte, ka disa interpretime të karakterit profesional që na çon në faktin se kemi të bëjmë me falsitet. Zëri nuk është i Agron Xhafajt. Zëri, pra është provuar se nuk është i të akuzuarit në këtë përgjim. Ne kemi përdorur mjetin tonë të ligjshëm, që është kallëzimi. Montazhi i shitur mediatikisht është shitur në dy pjesë. Në pjesën e parë shfaqet Babalja dhe nuk jepet zëri i Agron Xhafaj. Geroni i ka kthyer përgjigje mohuese Alfred Veliut. Agron Xhafaj nuk jep aspak zërin e tij. Në pjesën e parë është zëri i Babales. Kjo bisedë është e vërtetë te pjesa e pretenduar për Albert Veliun, por jo për Agron Xhafajn”, tha Visha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb