Policia e Fushë Krujës ka informuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Larushkë, ku janë plagosur babë e bir.

Në njoftimin e policisë, thuhet se babë e bir, janë plagosur me mjet prerës (thikë). Policia thotë se po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe zbuluar autorin.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., babë e bir, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit. (foto ilustruese)

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb