Juve nuk arrin të përfitojë nga hapat fals të rivalëve, në javën e 30-të të Serie A pësoi një humbje të rëndë në transfertë përballë Sassuolo-s, një humbje në lojë dhe rezultat.

Nedim Bajrami me shokë vendosën në vështirë “Zonjën e Vjetër” që në start, në minutën e 20-të, fantazisti kuqezi gjuajti fuqishëm brenda në zonë, por e djathta e tij përfundoi pak mbi traversë. Çdo aksion i rrezikshëm i Sassuolo-s kalonte nga këmbët e Bajramit, madje për pak detyrojë Gatti-n të shënonte në portën e tij, me Juven që ishte me shumë fat teksa topi i devijuar u përplas në shtyllën pingule.

Në minutën e 64-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, të ekzekutuar nga Bajrami, Defrel arriti të dërgoj topin në rrjetë duke i dhuruar Sassuolo-s avantazhin, rezultat që mbeti i pa ndryshuar deri në fund. Pas humbjes, trajneri Allegri nuk u përpoq të justifikonte ekipit:

164721960 506527d8 B23b 4fed 9b5c F26a30173ae5
164721960 506527d8 B23b 4fed 9b5c F26a30173ae5

Ishte një humbje e merituar, duhet të përmirësojmë, përballë Sassuolo-s nuk bëmë mirë për afro 60 minuta. Tani pas kësaj shuplake duhet të reagojmë, u shpreh ndër të tjera Allegri pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb