TIRANE

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Fiter Bajramit. Nga KMSH-ja, Veliaj ndan edhe një mesazh për politikanët, që të jetojnë jetën që predikojnë dhe të marrin shembull nga komuniteti mysliman.

Kryebashkiaku Veliaj tha se në këtë ditë është koha të ulim kokën dhe të kthejmë vëllazërinë në stil jetese.

“Faleminderit Albina dhe të gjithë vëllezërve e motrave myslimanë, që muajin e Ramazanit e kanë kthyer në një muaj të jashtëzakonshëm solidariteti. Nuk ka pasur qendër sociale, familje në nevojë, jetimë, njerëz në ndihmë ekonomike që nuk kanë marrë një paketë solidariteti nga Bashkia e Tiranës dhe anëtarë të Komunitetit Mysliman të cilët kanë identifikuar të gjithë nevojtarët, që askush të mos mbetej pas, sidomos në këto ditë të veçanta”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë bëri thirrje se kjo frymë solidariteti të vijojë gjatë gjithë muajve të vitit. “Thirrja ime është që ta vazhdojmë këtë solidaritet. Dike nisur nga sot, vërtet u bë falja e Bajramit, por jeta vazhdon. Edhe pse nuk është Ramazan, është shumë e nevojshme qoftë edhe me aksionin që filluam sot në ndihmë të qytetarëve në Korçë, në zonë e Floqit ku ka pasur tërmete çuam tre kamionët e pare, kemi ende nevoja, sidomos tani për të moshuarit. Ky është një moment fantastik për të vijuar këtë frymë çdo ditë, duke filluar nga ora e parë pas faljes së Bajramit.

Te kjo derë keni parë, apo tek të gjitha dyert e komuniteteve fetare keni parë politikanë që predikojnë pafundësisht për harmoninë fetare, vëllazëri. Në fakt unë lart lashë Monsinjorin dhe kryetarin e Komunitetit Mysliman. Komunitetet fetare kanë pasur vëllazëri prej 100 vitesh ne nuk kemi pasur asnjë problem. Njerëzit që janë më sherrxhinj, më të përçarë dhe më helmaxhinj në shoqërinë tonë iu japin mend komuniteteve që kanë një harmoni perfekte dhe pasi japin mend këtu kalojnë rrugën atje me molotov me zjarr dhe me tulla kokës,vëllezërve të tjerë shqiptarë që janë me uniformë të policisë. Kështu që sot është një ditë e mirë për besimtarët, por një ditë e trishtë për politikanët ku besoj duhet të reflektojmë. Nuk mund t’i predikojmë për harmoni Monsinjorit dhe Imamit ndërkohë që vetë nuk ulemi të flasim nuk përqafojmë njëri-tjetrin, shkojmë në shtëpi rrahim gratë, shkojmë në stadium rrihemi me njëri-tjetrin, shajmë njerëzit. Kështu që është shumë e rëndësishme që të jetojmë jetën që predikojmë. Nëse predikojmë këtë jetë dhe japim këto mesazhe duhet ti japim njësoj si nga kjo anë e trotuarit dhe nga ana tjetër, ndryshe do hyjmë në histori si hipokritë. Ndaj dhe unë besoj se detyra e secilit prej nesh është që të jetoj jetën që predikon edhe të nxjerri mësime nga komunitetet fetare. Sot është koha të ulim kokën dhe të marrim mësim nga ata që vëllazërinë e kanë kthyer në mënyrë jetese dhe jo nga ata që thonë fjalët e duhura por pasi kalojnë trotuarin bëjnë veprimet e gabuara. Paçi paqe të gjithë më shumë dashuri, më shumë fokus te familjet tona”-tha Veliaj.

 

“-tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb