BJELLORUSI- Futbollisti shqiptar, Elis Bakaj, vijon të konfirmohet si një nga futbollistët me peshë në Bjellorusi me skuadrën e Shaktjor Soligorsk.

Në ndeshjen e sotme ai shënoi firmën e tij, në fitoren e Shaktjorit 0-3 në transfertë e vështirë  kundër skuadrës së Gomel.

Ish-sulmuesi i disa ekipeve shqiptare shënoi golin e dytë të takimit me penallti teksa po luhej minuta e 48-t, ndërsa ekipi i tij renditet në vendin e dytë me 48  pikë, i ndjekur nga Vitebsk me një pikë më pak në vendin e tretë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb