Futbollisti shqiptar Elis Bakaj është bërë baba dhe emocionin e ka ndarë me miqtë e tij në profiling zyrtar në Instagram.

Fëmija i tij ka lindur sot, dhe Bakaj e cilëson 19 janarin si ditën më të bukur të jetës së tij, jo më kot si numër fati, pasi tek Dinamo apo dhe me kombëtaren shqiptare ka mbajtur pikërisht këtë numër.

“19 ka qenë gjithmonë numër me fat për mua dhe në 19-01-2020 është dita më e bukur e jetës time. Alison, mirë se erdhe në jetën tonë shpirti babit. Babi dhe mami lut Zotin që të japi shëndet dhe të japi çdo gjë që ti dëshiron në jetën tënde. Babi do bëjë çdo gjë që ti të jesh e lumtur. Faleminderit Zot”- shkruan Bakaj.

32- vjeçari prej kohësh luan në Bjellorusi kurse me Shqipërinë i ka mbyllur hesapet që në 2018, ku ka provuar aventurën me disa skuadra si Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Kukësin. Madje dhe gruaja e tij është rumune.

POSTIMI  I ELIS BAKAJT

Uop[
Uop[
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb