Debutimi i Gareth Bale për herë të dytë tek Totenham do të mbahet mend si një ters tek Spursat.

Uellsiani rikthehet sërish në Premier League, por jo në mënyrën siç e kishte ëndërruar. Ekipi i Mourinho udhëhiqte 3-0 kur Bale u inkuadrua në minutën e 72′ , teksa Spursat kishin blinduar rezultatin që në 16 minutat e para të sfidës dhe vetëm duhet ta administronin.

Në 12 minutat e fundit ndodhi çmenduria, teksa West Ham u zgjua dhe shënoi tre herë në portën e Lloris. Goli i fundit ishte një perlë Lanzinit që shokoi ”Tottenham Hotspur Stadium” të boshatisur.

Bale luajti vetëm rreth 20 minuta lojë, dhe në 12 minuta pa si ekipi i tij shpërdoroi avantazhin e artë duke pësuar 3 herë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb