Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ky i fundit ditën sulmon sipërmarrësit dhe natën ata firmosin kontrata me kompaninë në pronësi të familjarëve të tij.

Sipas Ballës, ky është një vendim i rëndësishëm që çmonton politikën e pisët të shpifjeve dhe “haraçit” nga ajo që ka mbetur nga ish-Partia Demokratike e Shqipërisë.

MESAZHI I BALLËS
Muaj më parë deputetët e Grupit Parlamentar Socialist Ervin Bushati, Klotilda Bushka dhe Elisa Spiropali zbuluan një skemë “haraçi”, sesi ditën Lulzim Basha sulmonte sipërmarrës të ndryshëm për kontrata publike dhe natën po këta sipërmarrës firmosnin kontrata private financiare me një kompani në pronësi të familjarëve të tij.
Lulzim Basha nuk ktheu asnjëherë përgjigje dhe nuk dha shpjegime për këto përfitime që shkojnë në disa milionë euro. Gjykata e Tiranës zbardhi sot VENDIMIN që i cilëson gjetjet e deputetëve të vërteta. Ky është një vendim i rëndësishëm që çmonton politikën e pisët të shpifjeve dhe “haraçit” nga ajo që ka mbetur nga ish-Partia Demokratike e Shqipërisë.
Lulzim Basha duhet tu kthejë përgjigje protestuesve të Kuksit, të “Astirit”, që i thirri në protestë ditën, por natën i paska parë hajrin me kontrata pafund.
Në ndihmë të transparencës dhe pa e kaluar këtë çështje me kundërakuza bajate, e këshilloj t’i zbardhë vetë kontratat.

TUNG

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb