TIRANE

Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë ribashkuar pas gati 2 vitesh ndarje. Këngëtari do të jetë pjesë e podcast të ish-bashkëshortes së tij ku do të përballen me njëri-tjetrin.

Nuk dihet nëse Blero dhe biznesmenia janë rikthyer sërish në krahët njëri-tjetrit, pasi të dy pas ndarjes nisën romanca të reja, apo do të përballen së bashku në lidhje me arsyet që çuan në fundin e marrëdhënies së tyre pas gati 7 vitesh së bashku.

Dyshja i dhanë fund martesës në vitin 2022, pa shumë zhurmë, Blero dhe Afrona nuk u shfaqën më bashkë, fshinë fotot dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit.

Blero hodhi disa akuza të rënda ndaj Afronës duke e quajtur materialiste. Teksa ishte i ftuar në një intervistë së fundmi, ai u shpreh se Afrona Dika është lidhur me të vetëm për famën dhe paratë që kishte.

Sipas këngëtarit, gjithçka ka qenë e bukur mes tyre, derisa ai i kufizoi shpenzimet, ndërsa theksoi se pasi i dha paratë për të hapur biznesin në Zvicër, ajo u zhduk.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar.

Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe pasi është arritur qëllimi, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ndërmarr hapa ligjorë.

Ndarja nuk ka qenë aq e thjeshtë sa është thënë nga ajo, kjo jo sepse nuk doja unë. Ajo deshi kështu”, rrëfeu ai

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb