Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla deklaron se sektori fason është një sektor i rëndësishëm punësimi për qytetarët.

Teksa vizitoi një fabrikë fasonerie në qytetin e Elbasanit, numri dy i PS, Taulant Balla theksoi se sapo Partia Socialiste mori qeversjen e vendit aplikoi tatimin progresiv, duke ulur kështu tatimin mbi pagën për 97.5% të gjithë të punësuarve në vend.

Sipas Ballës të punësuarit në sektorin fason ishin përfitues direktë, të cilët paguajnë zero taksë.

“Vetëm 2.5% e të punësuarve në Shqipëri paguajnë tatim mbi 13% në vend. Sepse me ne socialistët kush paguhet më pak paguan zero taksë dhe kush paguhet më shumë paguan më shumë taksa”, deklaroi Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: