TIRANË

Taulant Balla deklaron se forma e koalicioneve që ka pasur Shqipëria ishte një shpikje e shqiptarëve dhe deformim i legjitimitetit demokratik. Balla tha në “Real Story” në News24 se duhet të marrë fund historia që një parti rreshtonte pas vetes dhe 37 parti të tjera.

Sipas tij, çdo parti politike nëse ka bindjen që qytetarët shqiptarë e votojnë duhet të dalë vetë në zgjedhje me një ekip, me një lidership, me një program dhe të marrë përgjegjësi

Gjekmarkaj: Dy opozitat kanë konverguar në këtë. Qëllim keni pasur prishjen e koalicioneve jo hapjen e listave. Pse nuk morët variantin e dy opozitave, i hapnit listat 100%?

Balla: Asnjë nga opozitat nuk ka sjellë në tavolinën e diskutimeve një propozim që bazohet në një sistem.

Gjekmarkaj: Kanë dërguar draftin për lista të hapura 100%.

Balla: Kur bëhen diskutimet për çështje që lidhen me sistemin, nuk besoj që Shqipëria është rasti të shpikë një sistem ‘Albanian system’, nuk jemi. E provuam njëherë dhe shpikëm një mostër për parimet e legjitimitetit demokratik sikur ishte forma e koalicioneve që kishim. Forma e koalicioneve që kishim, është një shpikje. Atë po, e kemi patentën e atij sistemi, e shpikën shqiptarët, ishte një deformim i legjitimitetit demokratik të një koalicioni ku një parti merrte vota nga një parti tjetër.

Pas grevës së urisë së Ilir Metës në parlamentin e Shqipërisë së asaj kohe, unë pranoj gabimin që është bërë atëherë, me këtë deformim që në atë kohë dukej si element jo thelbësor i sistemit, rezultoi që të ishte një element shumë thelbësor i sistemit, një deformim i legjitimitetit demokratik. Në kushtet e hapjes së listave që e pamundësonte formësimin e një flete votimi normale dhe ajo që është më thelbësore…

Unë mbaj mend që Lulzim Basha ka ndenjur 90 ditë në një tendë poshtë kryeministrisë apo kuvendit, ku kërkonte votim elektronik apo numërim elektronik, të gjitha i kërkonte, dhe po ju them me plot bindje dhe nga kjo studio i them Lulzim Bashës: ende i qëndron asaj kërkese? Hajde bujrëm që nesër, t’i kërkojmë KQZ-së sepse vetëm një fletë votimi si kjo, pas këtyre ndryshimeve mund ta mundësojë një gjë të tillë. Një fletë votimi ku një parti rreshtonte pas vetes dhe 37 parti të tjera, kjo histori në Shqipëri duhet të marrë fund. Çdo parti politike nëse ka bindjen që qytetarët shqiptarë e votojnë duhet të dalë vetë në zgjedhje me një ekip, me një lidership, me një program dhe të marrë përgjegjësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb