Ministri i Brendshëm Taulant Balla, së bashku me Kryeinspektorin e IKMT-së Ervin Hoxha, Drejtorin e DVP Lezhë Alfred Elezi dhe drejtues vendore të IKMT e Policisë ndoqën nga afër këtë aksion.

Pas njoftimit që u ka bërë IKMT, subjektet që ushtrojnë aktivitet anës rrugëve kombëtare kanë nisur largimin e mjeteve. “Janë bërë 25 lirime vullnetare në Lezhë deri sot”, tha kreu i IKMT-së Hoxha.

Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit po çliron hapësirat përgjatë rrugëve kombëtare nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme, në gjithë vendin për të patur një imazh krejt të pastër në pritje të sezonit të ri veror turistik, por edhe për të rritur sigurinë rrugore në këto akse.

Gjatë fazës së parë të këtij procesi është kërkuar heqja vullnetare nga zotëruesit e këtyre vend-grumbullimeve, ndërsa në vijim në rastet që nuk do të ketë reagim, do të ndërhyjnë institucionet shtetërore, shoqëruar me masat ndëshkimore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: