Lucas Hernandez i shqetësoi të gjithë te PSG mbrëmë, pasi u dëmtua në ndeshjen e Champions League ndaj Dortmund. Për mbrojtësin ekziston frika e një ndalese shumë të gjatë, e cila do ta pengonte të merrte pjesë  në Europian me Francën e Deschamps.

Pavarësisht dëmtimit, Hernandez u përpoq të qëndronte në fushë për disa minuta, përpara se të ngrinte flamurin e bardhë dhe të zëvendësohej nga Lucas Beraldo në minutën e 42-të. Luis Enrique, i pyetur pas ndeshjes, tregoi njëfarë pesimizmi.

“Nuk kam asnjë lajm nga Lucas Hernandez. Situata nuk duket shumë pozitive, por ne do të presim përgjigjen e analizave” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb