GJERMANI

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, zhvilluan sot një drekë pune me deputetë të Bundestagut nga grupi CDU/CSU me Nikolas Löbel, anëtar i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Bundestag, Christoph Bernstiel dhe Thomas Erndl.
Në qendër të diskutimeve ishte bashkëpunimi mes dy vendeve edhe në fushën ekonomike. Deputetët gjerman shprehën vlerësimin për reformat ekonomike të ndërmarra nga qeveria shqiptare për bizneset e huaja dhe vendase.
Delegacioni shqiptar kërkoi më shumë investime nga bizneset gjermane sidomos në fushën e turizmit dhe hotelerisë, infrastrukturës dhe agro-turizmit, sepse Shqipëria është gati për biznes dhe biznesi gjerman me kapacitetet e veta është i mirëpritur të investoj në vendin tonë.
Thumbnail 2bbade09 5e5a 43ad Ab40 68170be93be8
Thumbnail 2bbade09 5e5a 43ad Ab40 68170be93be8
Gjatë takimit u theksua mbështetja e CDU/CSU për Reformën në Drejtësi dhe atë zgjedhore. Ndaj dhe deputetët gjermanë vlerësuan faktin që tashmë kemi draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore, ku janë reflektuar të gjitha rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR që prej 2013.
“Shprehim kënaqësi për vizitën tuaj, e cila zhvillohet në kohën e duhur. Diskutuam për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë Shqipëria, si dhe zhvillimin pozitiv që Shqipëria ka patur kohët e fundit. Ne diskutuam për Reformën Zgjedhore, e cila për Gjermaninë është një kusht kryesor. Kusht të cilin ju e keni plotësuar. Është në dorë të parlamentit, qeverisë dhe opozitës për të punuar sëbashku për të hapur negociatat për vitin e ardhshëm. Shpreh mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për progresin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe shpreh bindjen se pas zgjedhjeve të ardhshme evropiane, Shqipëria do të hapë negociatat për anëtarësim në BE”- u shpreh  Löbel.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb