Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e palodhur dhe përkushtimin e mësuesëve për përçimin e dijes ndër breza.

Gjithashtu Balla teksa ka publikuar edhe një foto të Shkollës Normale të Elbasanit, e cila u hap në vitin 1909, thekson se ajo ishte e para dhe i vetmi institucion që do të përgatiste mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Gëzuar 7 Marsin mësues të dashur! ?

Mirënjohje për punën e palodhur dhe përkushtimin tuaj për përçimin e dijes ndër breza.
???

?1 Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit do të hapej shkolla Normale e Elbasanit, i pari dhe i vetmi institucion që do të përgatiste mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb