125 familje fermere nga fshati Shirgjan i Elbasanit janë bashkuar në një kooperativë bujqësore të prodhimit të vajit të ullirit. Të unifikuar me logon e tyre të prodhimit të vajit ‘Valmi’, kanë arritur të eksportojnë edhe jashtë vendit vajin ekstra vergine.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, teksa vizituan ambientet e kësaj fabrike vlerësoi modelin e bashkimit për të krijuar atë që kjo kompani është sot.

“125 familje janë bërë bashkë për të krijuar një kooperativë, jo në konceptin e dikurshëm, por në konceptin e bashkëpunimit për t’u bërë konkurues në treg.
I bëj thirrje të gjithë fermerëve: Është e pamundur të bëhemi konkurues në treg nëse secili punon arën e vet. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë duke marrë këtë model shumë të mirë, ku 125 familje janë bërë bashkë dhe sot eksportojnë në Europë”, tha Balla.

Më tej gjatë fjalës së tij, Balla bëri thirrje për patriotizëm në mbështetje të vendit dhe ekonomisë.
“Sot është koha të përkthejmë partiotizimin, jo vetëm duke bërë simbolin kombëtar, Shqiponjën, por sot të jesh patriot do të thotë të konsumosh mallra të prodhuara në Shqipëri. Në kushtet e vështira të kësaj pandemie, e cila ka impaktin e vet në ekonomi, është shumë e rëndësishme të konsumoni prodhime shqiptare.”, deklaroi Balla.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë LLtja në fjalën e tij tha se përveç prodhimit shumë të mirë të këtij viti, risi ishte vendosja e çarqeve të kapjes së mizës së ullirit dhe kjo ka pasur impaktin e vet në prodhim. Llatja theksoi se vaji është tërësisht bio, pa kimikate dhe cilësia më e mirë në treg.
Federata Bujqësore e Elbasanit ka në proces dy çertifikime shumë të rëndësishme ISO 2005-2007 që do të thotë se eksporti tashmë do të jetë i çertifikuar për cilësinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: