Gazetari i njohur, Sokol Balla e cilëson një kënaqësi, por edhe përgjegjësi, vendimin për t’iu bashkuar televizionit më të madh informativ në vend, News24.

Në një mesazh në profilin e tij në “Instagram”, ku poston dhe një foto krah Presidentit te “Hysenbelliu Group”, z.Irfan Hysenbelliu, gazetari Balla zbulon edhe katër analistët e njohur që do ta shoqërojnë përgjatë këtij sezoni në ekranin e News24, 4 herë në javë në “prime time”, nga ora 21:00 deri në orën 23:00.

Sipas gazetarit, ai do të vijë me kolegët Arian Vasjari, Skënder Minxhozi, Agron Gjekmarkaj dhe Eduard Zaloshnja, ndërsa shton se së shpejti do të ketë edhe emra të tjerë të njohur të analizës politike.

“Kenaqesi dhe pergjegjesi, t’i bashkohem kete sezon televizionit lider te Lajmit ne vend, @news24albania me emisionin tim #realstory se bashku me koleget e mi Arian Vasjari, Skender Minxhozi, Agron Gjekmarkaj, Eduard Zaloshnja. Shpresoj se shpejti dhe me emra te tjere te njohur te analizes politike ne vend”, shkrua Balla.

Sokol Balla është një nga gazetarët shqiptarë që vjen nga eksperienca me rëndësi, së fundmi në dy televizione kombëtare, ku suksesi e ka ndjekur vit pas viti duke regjistruar rekord audience e duke mbajtur mbërthyer shikuesit pas ekranit. I njëjti standard pritet të përçohet edhe në emisionin e ri politik, i cili do të nisë së shpejti ne ekranin e dashur të shqiptarëve, News24.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: