TIRANE

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës për projektin e  Unazës së Madhe.

I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, Balliu u shpreh se tenderi korruptiv po nxjerr nga shtëpia qytetarët e zonës së Astirit të cilëve do ju prishen shtëpitë.

“Po ngremë shqetësimin tek Astiri. Është një projekt që ndahet në tre lotë të ndryshme dhe ka abuzime ligjore. Kompania Bitro X ka qenë kompani nën sekuestro dhe me ligjin e prokurimeve nuk lejohet të marri pjesë në tender. Kjo jo vetëm merr pjesë, por del edhe fitues.

Ky tender korruptiv po i nxjerr nga shtëpia banorët. Ka një vjedhje këtu. Pse Rama dhe Veliaj nuk vijnë të përballen. Djalli këtu është Edi Rama që po bën një vjedhje. Iki unë i pari, por vetëm të vijë Erion Veliaj dhe Edi Rama të japin zgjidhje për banorët”- tha Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb