Grupi ultras i tifozëve të Ballkanit, “Xhebrailat” kanë reaguar në Facebook me një kërkesë për kryetarin e Komunës së tyre, Bali Muharremaj.

Ky grup ka kërkuar nga kryetari Muharremaj që dita e enjte e javës së ardhshme të jetë ditë pushimi për Komunën e Suharekës. Kjo për shkak së ndeshja e kthimit në mes të FC Ballkani dhe FC Shkupi pritet të luhet në Prishtinë të enjten e ardhshme, më 25 gusht.

“I nderuari Kryetari ynë i Komunës, z.Bali Muharremaj! Kërkojmë nga ju që data 25 gusht që i bie ditë e enjte, që në Komunën tonë të jetë ditë pushimi, për ta shijuar këtë datë historike të gjithë ne. Dhe ta ken mundësinë të gjithë të vinë në këtë ndeshje historike për qytetin tonë!”, – thuhet në këtë kërkesë të “Xhebrailave”.

Ballkani është shumë afër për të shkruar historinë, pasi mund të bëhet klubi i parë kosovar që do të garon në një grupet e Conference League. Kampionët e Kosovës fituan ndeshjen e parë në Shkup me rezultat 1-2, duke bërë kështu një hap të madh drejt kualifikimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb