Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar në SPAK, një kallëzim të ri për ish zëvendëskryeministren dhe ish ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi dhe drejtorin e Avioacionit Civil, Maksim Ethemaj.

Avokatja Kalaja në një komunikim për mediat, tha se në kallëzimin e depozituar, sqaron se Balluku ka dhënë një sipërfaqe prej 30 mijë metrash katrorë tokë publike për një qira qesharake prej vetëm 120 eurosh në muaj.

Pjesë nga fjala e avokates, Adriana Kalaja;

Belinda Balluku bashkë me statusin ligjor e pandehur dhe bashkë me të edhe kryetarin e bashkisë Fier, zotin Subashi dhe gjithashtu dhe disa shtetas të tjerë, duke përfshirë ish-drejtorin e Aviacionit Civil ose Albcontrolit, Maksim Ethemaj, dhe motrës së tij Eva Kajer, të cilët në bashkëpunim kanë kryer vepra korruptive me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit dhe vetë për buxhetin e bashkisë në Fier. Të gjithë provat që ne sot depozitojmë në SPAK kërkojnë një hetim të thelluar nga ana e prokurorit Dritan Prençi. Është dhe një element shtesë për të filluar hetimet, nëse nuk kanë filluar deri më tani, për hetimin pasuror të të pandehurës Belinda Balluku dhe gjithë bashkëpunëtorëve të saj.

Kjo edhe lidhur me këto lejet e dhëna për parqet fotovoltaike, për të cilat në fakt ka elementë shumë të rënda, që lidhen me korrupsionin pasiv, që lidhen me pastrimin e produktit të veprave penale, që lidhen me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, që lidhen me përfitimin e interesave të paligjshme, që lidhen me grup të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, për të cilën në fakt provat flasin përtej dyshimit të arsyeshëm.

Dhe nga ana tjetër janë të njëjtat elementë që ne kemi sjellë sot, po dhe në vijimësi gjatë gjithë kësaj periudhe që i korrespondojnë edhe kërkesave që prej 19 ditësh rinia i paraqet në protestën përpara kryeministrisë. Bashkëpunëtorët e të pandehurës Belinda Balluku, nën urdhrat dhe diktatin e saj, përveç se kanë krijuar fiktivisht një kompani, por nga ana tjetër kanë marrë me qira një sipërfaqe toke prej 30 mijë metër katror dhe publiku duhet të kuptojë se deri në çfarë përmasash shkon abuzimi me asetet publike, ku qiraja mujore që paguhej për këtë sipërfaqe ishte 120 euro, ndërkohë që kemi të bëjmë me një sipërfaqe prej 30 mijë metër katror. Nuk e di se në çfarë parametrash llogaritje i ka bërë Armando Subashi dhe nuk e di se si mundet një sipërfaqe prej 30 mijë metër katror të jepet me një qira mujore prej 120 euro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: