Familja e të ndjerit Martin Cani përcolli një mesazh nga protesta e 48-të para Kryeministrisë, ku shprehu indinjatën për mënyrën se si, sipas saj, emri i djalit të tyre po përdoret për propagandë politike, ndërsa përgjegjësia institucionale mbetet e paadresuar.

Në deklaratën e lexuar gjatë protestës, familja theksoi se realiteti është krejt ndryshe nga ai që, sipas saj, paraqitet nga qeveria.

“Fëmijët vazhdojnë të vriten dhe institucionet vazhdojnë të dështojnë. Tragjeditë nuk po ndalen. Vrasjet e të miturve nuk janë ndalur pas mbylljes së TikTok-ut. Rrjetet sociale nuk janë shkaku i vrasjes së të rinjve, por mungesa e arsimit, përgjegjësisë dhe dështimi institucional”, thuhet në mesazh.

Familja ngriti edhe disa pyetje drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke vënë në dyshim masat e propozuara për rritjen e sigurisë në shkolla.

“Kamerat nuk e shpëtuan Martinin dhe nuk do të shpëtojnë fëmijët e tjerë. Pse nuk ka kërkuar falje për dështimin e sistemit që ai drejton? Pse nuk na ka takuar? Ne kemi parë vetëm përdorimin e tragjedisë sonë”, thuhet më tej në deklaratë.

Gjithashtu, familja ngriti shqetësimin për mungesën e një pajisjeje mjekësore jetike në Spitalin e Traumës.

DEKLARTA
Familja Cani shpreh indinjatën e thellë se si Rama përdor emrin e djalit tonë të ndjerë për propagandë, duke shmangur përgjegjësinë e institucioneve. Realiteti është krejt tjetër, fëmijët vazhdojnë të vriten dhe institucionet dështojnë. Tragjeditë s’po ndalen. Vrasjet e të miturve nuk po ndalojnë pas mbylljes së Tik-Tok-ut. Rrjete sociale nuk janë shkak i vrasjes së të rinjve, por mungesa e arsimit, e përgjegjshmërisë institucionale. Vendosja e kamerave në shkolla se zgjidh problemin. Kryeministri foli për smart city në shkolla dhe vendosjen e kamerave duke thëne se algoritmit bën atë që thotë masa. Kamerat se shpëtuan Martinin dhe fëmijë të tjerë. Pse nuk ka kërkuar falje për dështimi e atij sistemi që ai drejton? Pse s’na ka takuar ? Kemi parë vetëm përdorim të tragjedisë tonë. Pse nuk u ble pajisja për të dëmtuar zemrën në spitalin e Traumës. Kjo pajisje kushton më pak se një makinë qeveritare, por ende nuk është blerë. Nuk shpëtojnë jetën kamerat! Pse nuk reagoi Rama kur qeshi në Kuvend ministrja Manastirliu, apo Balluku? Pse nuk ndërhyri? Ky ishte respekti? Policia se bëri detyrën, arma e krimit u gjet nga një qytetar. Hetimi nuk do të ishte i thumbuar. Ky është dëshmi e dështimit të strukturave të rendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: