Pas përfundimit të marshimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë, ku qëndruan për pak minuta. Kjo lëvizje e tyre vjen një ditë para vendimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Me thirrjet “Nesër më shumë”, u mbyllu edhe protesta e sotme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në ditën e 107 të revoltës, protestuesit kanë vijuar tubimin me një marshim në disa prej rrugëve të Tiranës.
Marshimi u ndal fillimisht pranë Bllokut të Sigurisë, në rrugën “Mine Peza”, ku protestuesit shprehën mbështetjen e tyre për personat e ndaluar gjatë protestave.
