Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule deklaroi se Rama tashmë ka nisur sulm ndaj SPAK dhe GJKKO, për faktin se ndihet i rrezikuar nga skandalet që po i dalin dita-ditës.
Ai tha për “Minuta e parë” në News24 me Ola Brukon se Meta u arrestua dhunshëm në mes të rrugës, ndërkohë që shtoi se SPAK është selektiv.
“Ilir Meta u dhunua në mes të rrugës. Ishte tronditëse, ndaj SPAK të mos jetë selektiv. Rama nuk e kontrollon më veten. Ngelet i ekspozuar duke sulmuar drejtësinë, madje dhe adhuruesit e tij nuk e mbulojnë dot. Por fajin ia vë palës që intimidohen. Ata kanë kompetenca që kolegët e tyre në Europë nuk i ka shkuar ta kenë. Paketën e Kodit Penal se kam parë me syrin e spektatorit as specialistit. Nuk duhet të kishte diskutim vendimi i Gjykatës Kushtetuese. S’ka qeveri që mund të mos zbatojë vendimet e Kushtetueses. Pasi ka marrë një vendim, nuk kemi të drejtë që mos ta zbatojmë atë, pavarësisht se nuk është në interesin tonë.”, tha ai.
Duke u ndalur te dosja Balluku, Dule tha se Rama pikërisht ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale po i bën për të shpëtuar veten nga skandalet.
“Në lidhje me paketën, koha në të cilën i sjell këto mendime zoti Rama, krijon dyshimin e arsyeshëm se këto ndodhin me një qëllim të vetëm; jo për të përmirësuar praktikat juridike por për të mbrojtur veten e vetë, në këto momente sidomos ku po plasin skandalet. Nëse do të shohim retorikën e Ramës, e konsideronte SPAK dhe GJKKO, iu drejtohej me përkëdheli, deri sa ato funksionin në mënyrë ë njëkahshme, duke goditur opozitën. Në momentin kur e orientoi aktivitetin e saj drejt Ramës, tani janë delja e zezë. Ne kemi një zgjidhje, Komisionin e Venecias. Këto amendime, para se të vihen në dispozicion të debatit publik, duhet t’i drejtohen këtij institucioni.”, tha ai.
