Ervin Salianji ka deklaruar se i vetmi njeri që nuk lëshohet nga kryeministri Edi Rama është ish zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, pas shantazhohet prej saj.

“Rama tha dje qartësisht për SPAK, Ballukun mos ma prekni, edhe për Vlora Hysenin bëtë gabim që ma kapët. U tregoi rrugën që nuk iu lejoj nëse shkoni te persona me imunitet. Rama i ka lëshuar të tërë veç Ballukut. Sepse është i shantazhueshëm prej saj”, tha ai.

Ai iu referua edhe fjalimit të djeshëm të kryeministrit Rama, në pjesën ku foli për mediat.

“Ku e di kryeministri kush media ka probleme me prokuroritë veçse jep urdhra njërit vendosi tritol, siç ndodhi me ju, këtij tjetrit bëji një tjetër”, tha ai.

Salianji u ndal edhe në sklandalet e zyrtarëve të lartë të kësaj qeverie.

“Sa zyrtarë të këtij kanë probleme me drejtësinë. Përzgjedhjet e Ramës janë nga qefi. Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla. Janë emërimet Ramës, kukulla. I zgjedh Rama për lidhjet me krimin e organizuar. Rama tha dje do të hyj në histori, por do të hyjë me turp. Nuk ka ndodhur kurrë, ky ka degraduar shtetin në të gjithë dimensionet. Me këtë janë skandalizuar shqiptarët e ndërkombëtaret, me rastin e SHISH”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb