TIRANË

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka falënderuar Policinë e Shtetit për reagimin pas grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, ndërsa iu dhuroi dhe një lavd deputetëve të rinj të opozitës për grintën e tyre, duke iu referuar kërkesës për interpelancë të bërë për ministrin Sandër Lleshaj.

Balla foli dhe për rezultatet e vizitës së tij dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi në Austri, ku tha se ka marrë supermbështetje nga vendet anëtare të BE për çeljen e negociatave.

“Më pëlqen grinta e deputetëve të rinj të opozitës dhe e deputetit parafolës dhe shpresoj të jetë modeli i ri i një opozite funksionale po të kujtoj që në 18 muaj të deputetëve të vjetër të opozitës nuk patëm mundësinë të ndiqnim qoftë dhe një interpelancë të vetme. Do të sugjeroja ta bënit me 7 deputetë që të jetë interpelancë urgjente dhe të jeni të bindur se ministri Lleshaj do ju përgjigjet.
Në emër të maxhorancës dua ta falënderoj dhe ta përgëzoj Policinë e Shtetit për reagiminpër herë të parë pas kaq shumë vitesh të ngjarjeve të ngjashme jo vetëm në kohë por të vënë në një sulm me armë të rënda, granata apo armë automatike, policia e shtetit ka arritur të asgjësojë një prej kriminelëve të ketë plagosur njërin syresh dhe të jeni të bindur që deri në javën e ardhshme rezultatet e Policisë së Shtetit do të jenë të tilla që të paktën të merrni mundimin sikurse nuk e morën kurrë mundimin kolegët tuaj pararendës në karriget që mbani, të falënderoni për herë të parë punën e Policisë së Shtetit”, deklaroi Balla.

Ai tha se vendimmarrja e qershorit nuk varet nga ajo që do bëjë Shqipëria por nga gjendja brenda vendeve të BE. Nuk mungoi dhe një akuzë për kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

“Sot diskutojmë se ç’është bërë gjatë 2018 për aspiratën më të rëndësishme e historike të shqiptarëve, atë të anëtarësimit në BE. Me të drejtë kryeministri iu tha shqiptarëve sot se vendimmarrja e qershorit nuk varet më se çfarë do bëjë Shqipëria deri në qershor por së pari nga kontekstet brenda çdo vendi të BE dhe pas 26 majit kur përfundojnë zgjedhjet europiane edhe në kontekstin e ri që do krijohet brenda PE. Ne sot jemi shumë krenarë që brenda PE, kur u votua rezoluta për Shqipërinë që bënte thirrje për hapjen e negociatave kemi marrë 459 vota pro hapjes. Bashkë me kryetarin e Kuvendit vijmë nga takimi i kryetarëve të parlamenteve të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Ju them vendet anëtare, parlamentet e tyre pavarësisht përpjekjeve të baltës së kryetarëve të partive tuaja, baltaxhiu Lulzim dhe baltaxhija Monikë ne përsëri kemi sot një supermbështetje të vendeve anëtare. Kush merr guximin këtu të flasë në emër të Francës përpara se të flasë ”, tha Balla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb