SHBA– Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon ka kërkuar nga Irani që të bëjë presion mbi aleatin e saj në Damask, për të arritur një marrëveshje paqësore për t’i dhënë fund luftës civile në Siri.

Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Iranit, Javad Zarif, Ban ki-Moon ka “përsëritur se nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë konflikt” dhe ka kërkuar nga Irani që të ushtrojë ndikimin e tij për promovim të paqes, shkruan “Koha.net”.

Dy liderët kanë diskutuar edhe për situatën në Jemen, ku OKB-ja po mundohet të zhvillojë bisedime paqësore, dhe ku Irani ka një rol shumë të rëndësishëm sepse mbështetë militantët shiitë.

Shefi i OKB-së gjithashtu ka kërkuar nga të gjitha palët që ta zbatojnë marrëveshjen e arritur mes Iranit dhe fuqive botërore, për programin bërthamor.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: