Zyrtarë të policisë shqiptare kanë vizituar Kolumbinë dhe Ekuadorin për trafiqet e drogës ku janë përfshirë organizata kriminale shqiptare me veprimtari në Amerikën Latine.

Kontejnerë që vijnë nga Amerika Latine në Portin e Durrësit dhe ku zbulohen sasi kokaine po shtohen dhe kjo ka shqetësuar edhe policinë shqiptare.

Burime për gazetarin e News24 Igli Çelmeta bëjnë me dije se disa efektivë dhe agjentë të anti-drogës së Policisë se Shtetit, por edhe drejtues të lartë të policisë shqiptare janë takuar me homologët e tyre të anti-drogës në Kolumbi dhe Ekuador ku kanë shkëmbyer informacione rreth trafikut te kokainës nga Amerika Latine për në Europë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: