Një shtyllë e reagimit monetar ndaj tronditjes pandemike, Banka Qendrore Europiane pritet të forcojë të  enjten ndërhyrjen e saj për të mbështetur ekonominë në zonën e euros, ku plani i stimulit fiskal të të  27-ve vazhdon të vonohet.

Në  takimin e tij të fundit dhe të shumë pritur të vitit, institucioni i kryesuar nga Christine Lagarde do të zbulojë rikalibrimin e instrumenteve të tij, i premtuar në tetor.

Ai do të bazohet në parashikime të reja makroekonomike, të rishikuara ndoshta në rënie ndërsa kriza shëndetësore vazhdon dhe në pritje të shpë rndarjes së vaksinave të para.

Që nga fillimi i pandemisë, BQE ka luajtur një rol kryesor duke blerë masivisht borxhet e lëshuara nga qeveritë europiane për të qetësuar tregjet financiare dhe për të lejuar shtetet të marrin hua me kosto të ulët.

Programi i saj i pandemisë emergjente (PEPP), i nisur në mars dhe me vlerë 1,3trilionë  euro, ishte instrumenti kryesor i kësaj mbështetje.

Ekonomistët presin që Këshilli Drejtues të vendosë rritjen e këtij program të blerjes së borxhit privat dhe publik me të paktën 500 miliardë euro dhe ta zgjasë atë përtej qershorit 2021, deri të paktën në dhjetor.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb