TIRANE

Universiteti Politeknik i Tiranës zhvilloi për të dytin vit radhazi Panarin e Punës, ku morën pjesë mbi 50 biznese, me qëllim krijimin e një ure lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës duke iu ofruar të rinjve mundësi intershipi dhe punësimi.

Bankers Petroleum Albania, operatori i fushës më të madhe të naftës në vend, me një program të veçantë, dedikuar praktikave mësimore dhe punësimit të vazhdueshëm të studentëve zgjoi interes të veçantë, sidomos për të rinjtë që studiojnë në fushat inxhinierike.

“Mund të them me krenari se Bankers Petroleum Albania është një nga punëdhënësit më të mirë në Shqipëri pasi ne ofrojmë standarde të larta pune për stafin tonë. Ne jemi sot këtu në këtë event, si pjesë e programit tonë të rekrutimit dhe praktikës që ofrojmë për studentë të universiteteve të ndryshme në Tiranë, por veçanërisht për të diplomuarit në Inxhinieri’- deklaroi CEO i kompanisë Bankers, Huanqin Xiao.

CEO i kompanisë Bankers, konfirmoi se janë gjithmonë në kërkim të njerëzve të talentuar dhe ambiciozë, të cilët mund të ngjisin shkallët me të larta të karrierës në këtë kompani.

“Ne jemi të interesuar të njohim ambiciet e tyre akademike dhe profesionale. Kur këta të rinj ambiciozë bashkohen me ne, ndodh sepse ata besojnë se është një vend i mirë për të punuar, besojnë se do të jenë të suksesshëm me ne dhe ne i mbështesim fuqimisht”.
Gjatë takimit që CEO i Bankers Petroleum zhvilloi me zv.Rektoren e Universitetit Politeknik të Tiranës vunë në fokus rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të universiteteve me tregun e punës”- përfundoi Huanqin Xiao.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: