36-vjeçari Ali Zili ,autor i vrasjes së dy grave në Devoll pasi tentoi t’u grabiste banesën, është banor i të njëjtit fshat, Progër.

Mësohet se 36-vjeçari është me precedent penalë për vjedhje e vepra të rënda penale.

Bëhet me dije se Ali Zili ka pranuar në polici autorësinë e vrasjes së dyfishtë , duke treguar se nga banesa ka marrë disa sende me vlerë të cilat tha se i ka hedhur anës rrugë gjatë momentit kur ka tentuar të arratiset.
Sakaq policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse autori 36-vjeçar ka pasur bashkëpunëtorë apo ka vepruar i vetëm.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u zbulua nga kryeplaku i fshatit, pasi ky i fundit ka shkuar në banesën e viktimave, ku më pas është lajmëruar edhe policia.

Viktimë mbetët dy gra, vjehrra dhe nusja, Bukurie Bami (vjehrra) dhe Fatmira Bami (nusja), të cilat jetonin të dyja, pasi ju kishin vdekur bashkëshortët dhe fëmijët prej vitesh i kishin në Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb