Tensionohet situata në protestën e banorëve të Bërxullës. Ata janë vendosur në rrugën që të çon në aeroportin e Rinasit duke tentuar ta bllokojnë, por nuk janë lejuar nga policia.

Në vend ndodhen shumë forca policie. Banorët, kryesisht gratë janë ulur në rrugë, duke zënë një kah të saj.

“Kemi 6 muaj që protestojmë, shteti s’do t’ia dijë fare. I jemi ankuar dhe ambasadave, të gjithë bëjnë sehir. jemi banorë të këtij fshati, jemi autoktonë. Mirë që e ktheu rrugën na e hodhi gjithë banorëve, por tani pse nuk vjen të na japë përgjigje, vlerësimin e pronave, të banesave, a ka rrugë dytësore?! Për kë punon ky shtet? Ky projekt rruge ka shkelje.
Ervis Berberi, drejtori i ARRSH nuk e di ku është rruga. E ka fajin shteti, ministria e Infrastrukturës”, thanë banorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb