Nuk kishte asnjë dyshim që derbi i fundit sezonal do të ishte “zjarr”. Partizani-Tirana dhurojnë spektakël, një sfidë e luftuar për çdo top, raste për shënim, gol i anuluar dhe pretendime për penallti. Me kaq shumë nivel futbolli për fat të keq mungoi vetëm “qershia mbi tortë” goli. Pas një fillimi të vrullshëm, Tirana reklamoi një penallti në minutën e14-të për prekje të topit me dorë në zonë. Bardheblutë insistuan në zonë, dy minuta më pas Seferi uli një top të bukur për Danso por sulmuesi gjuajti keq me topin që përfundoi shumë mbi traversë.

Partizani fitoi terren dhe në minutën e 30-të zbritën me një aksiom fantastik, e pabesueshme se çfarë humbet Zhunjor, i shërbyer në zonë nga Çinari. Sulmuesi shkodran bëhet sërish protagonist një minutë më pas teksa arrin të mposht Bekaj por gjyqtari i takimit anulon gjithçka për pozicion jashtëloje. Të kuqtë ishin dhe të pafat ku në minutën e 39-të Jasir Asani goditi tranversën. Partizani e nis pjesën e dytë aty ku mbylli të parën, në sulm, por Asani nuk arrin as të godas si duhet e as të shërbeje, Bekaj pret në dy kohë. Tirana fiton metra në fushë, në minutën e 61-të, Bitri i djeg një shans të artë Seferit i cili u shërbye bukur nga Danso, një rast i artë.

Seferi kthehet në protagonist në pjesën e dytë, dhjetë minuta më pas shërbehet sërish në zonë, këtë herë gjuan keq mbi tranversë, një rast i artë. Zëvendësimet dhe lodhja e madhe bëri që ritmi i lojës të bie me kalimin e minutave. Në fund askush nuk feston për këtë barazim pa gola që largon Partizanin nga gara për titull, minus tre nga Teuta kryesuese dhe largon Tiranën nga objektivi Europë, minus tre pikë nga Laçi dhe Vllaznia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: