Presidenti i Komitetit Olimpik Fidel Ylli, në një lidhje direkte nga “Tokio 2020” për News 24 ku është i pranishëm edhe kryebashkiaku Veliaj, u shpreh se jemi të kënaqur me rezultatin, pork a pritshmëri të madha nga sportistët.

Ai tha se për të pasur një rezultat të mirë nuk duhet të jetë vetëm detyra e Komitetit Olimpik, por qeveria dhe të gjitha federatat e tjera duhet të bashkëpunojnë.

“Tani jemi të kënaqur por presim akoma më shumë. Unë nuk mendoj se është detyrë vetem e komitetit Olimpik por edhe e federative dhe e qeverisë që ekipi të na përfaqësojë sa më denjësisht. Ne kemi barazuar rekordin olimpik”- u shpreh Fidel Ylli.

Ai ka përgëzuar rezultatin e arritur nga Briken Çalja i cili u rendit i 4-ti  duke thënë se pas Lojërave Olimpike të Tokios do të ngrihet një grup pune për t’u përgatitur për në Paris.

“Briken Çalja gaboi në provën e parë aty ku nuk pritej dhe unë mendoj se ai e rikuperoi këtë në provën e dytë duke dalë i katërti. Mendoj që nuk është pak që të dalësh i katërti. Ne jemi një ekip sportiestet dhe pas kësaj olimpiade do të ngrëmë një grup pune që të përcaktojmë sportistët më të mirë elitarë”- u shpreh ai.

Duke përgëzuar ekipin e Kosovës, veçanërisht atë të Xhudos, Ylli tha se duhet të shkembejmë eksperienca me shtetin kosovar dhe të kemi një bashkëpunim mes dy komiteteve.

“Ekipi olimpik i Kosovës ka krijuar një traditë të Xhudos dhe ne duhet të shkëmbejmë me të ku ata janë më dobet dhe ku ne jemi më dobët. Ne jemi një komb dhe duhet të kemi një bashkëpunim më të madh mes dy komiteteve tona”- u shpreh Fidel Ylli.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb