Barça e nis “zjarr” këtë merkato vere, me ekipin e blaugrana që prezanton blerjen e parë: “Anthony Gordon është zyrtarisht një futbollit i Barcelonës, me sulmuesin anglez që firmosi një kontratë të vlefshme deri në 2031”. Laporta “djeg” konkurrencën e madhe që kishte mbi Gordon pasi për lojtarin e Newcastle interesoheshin edhe disa klube të tjera Evropiane si Bayern Munich dhe Liverpool. 70 milionë euro kesh, plus 10 të tjera në formë bonusesh, kaq i kushtoi Barçës kartoni i Anthony Gordon, një investim i rëndësishëm, një blerje e bujshme që përforcon edhe më shumë repartin ofensivë që Hansi Flick ka në dispozicion.

Në krah të presidentit Laporta, Gordon nuk i fshehu emocionet për këtë transferim në La Liga: “Të jem pjesë e klubit më të madh në botë, është një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh fillimisht Gordon duke sqaruar më pas se objektivi dhe ëndrra e tij është triumfi në Champions League:

“Do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Në këtë qytet e ndjen menjëherë dëshirën e madhe për të fituar trofe. Personalisht kam gjithnjë uri për të fituar, dua t’i fitojë të gjithë trofetë e mundshëm, mbi të gjitha Champions League”, theksoi Gordon duke e mbyllur intervistën e tij me një koment mbi trajnerin Hansi Flick:

“Është një njeri dhe një trajner i shkëlqyer, shpresoj të fitojmë së bashku sa më shumë trofe”, u shpreh Anthony Gordon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb