Barcelona, duke hasur vështirësi për të transferuar Julián Álvarez, i cili është i blinduar nga Atlético Madrid, po përpiqet të ndryshojë objektiv për të përforcuar sulmin pas largimit të Robert Lewandowskit. Sipas gazetës spanjolle Marca, katalanasit kanë bërë tentativa për Lautaro Martínez.
Përgjigjja e Interit ka qenë megjithatë e prerë: kapiteni është i pashitshëm.
Mediat spanjolle raportojnë gjithashtu se rrethi i lojtarit do të ishte i hapur ndaj një transferimi të mundshëm, por Interi e ka mbyllur menjëherë derën për çdo diskutim. Në këto kushte, gjigandi spanjoll duhet të shikojë për prioritete të tjera.
