Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal shpreson se një ditë do të mund të fitojë kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Uefa Champions League.
“Të jesh i fiksuar pas fitimit të Ligës së Kampionëve është diçka e mirë”, tha ai.
“Më bën të lumtur kur shoh njerëz që vijnë në dhomën e zhveshjes duke besuar se ne mund ta fitojmë atë”, theksoi Yamal.
Ai ka theksuar se historia e Barcelonës në këtë kompeticion është një motivim i madh për skuadrën aktuale.
“Ne jemi Barça. Ky klub ka pasur momente kur ka qenë skuadra më e mirë në historinë e futbollit dhe ka fituar Ligën e Kampionëve”, pohoi ai.
