Ëndrra për një mrekulli të dytë ngeli në sirtar për Barcelonën. Blaugranët janë jashtë Champions League për këtë edicion pasi u eleminuar nga PSG.

Në Paris, Barcelona pretendonte që të bënte të pamundurën duke përmbysur rezultatin 1-4 të ndeshjes së parë në Camp-Nou.

Një fije shprese qëndronte, përderisa makthi i 2017 ishte ende prezent tek parizienët por Mbappe e fiku shpejt atë rreze drite me golin në minutën e 31-të.

Disa minuta më vonë një silurë e Messit duhej që shifrat të barazoheshin dhe Barcelona të zgjohej.

Pak çaste para përfundimit të pjesës së parë Barcelona fiton penallti dhe mund të rikthehej në lojë, por kësaj radhe Messi gaboi.

Barcelona bëhet ekipi i dytë i madh pas Juventusit që eleminohet ende pa shkuar në çerekfinale. Nga ana tjetër Liverpool është kualifikuar me lehtësi pas fitores 2-0 ndaj Leipzig.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb