Barcelona ka fituar ndaj Villarrealit me rezultat 2-1 në Camp Nou. Katalanasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 6-të. Ishte Lionel Messi që u rikthye si startues, që harkoi në zonë për Antoine Griezmann i cili me kokë shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për Barcelonën. Arthur me një supergol nga 20 metra e dërgoi rezultatin në 2-0. Por para përfundimit të pjesës së parë Villarreal arriti ta shkurtonte epërsinë e katalanasve duke shënuar për 2-1.

Lajmi i keq në këtë ndeshje ishte demtimi i Leo Messit. Ai u largua për shkak të problemeve në muskuj. Me këtë fitore Barcelona arrin në kuotën e 10 pikëve pas gjashtë ndeshjesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb