Si të mos mjaftojë situata shumë e vështirë ekonomike, që nuk i lejon të lëvizin si duhet në tregun e transferimeve, Barcelona ka dhe fatin kundër.

Ansu Fati, talenti blaugrana, pasi u rikthye të enjten në Kupën e Mbretit, pas dy muajve larg fushave të lojës, detyrohet të parkoj menjëherë në infermieri.

Klubi katalunjas ka njoftuar se Ansu Fati ka pësuar tërheqje në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Koha e rikuperimit për një dëmtim të tillë, parashikohet të jetë 2-3 muaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: