Neymar mbetet ëndrra e madhe, por edhe shumë e vështirë për t’u bërë realitet. Në pritje se çfarë do të sjellin tratativat për rikthimin e brazilianit në “Camp Nou”, Barcelona ka gati përforcimin e parë në sulm. Pas disa javësh refleksionesh, në klubin “blaugrana” kanë vendosur të transferojnë Sergio Auguero. Argjentinasi ka mbyllur aventurën me Manchester City dhe është një operacion me parametra zero.

052039011 09e4bb4d Bc35 4b96 8e0c 54a2aeb6fa70
052039011 09e4bb4d Bc35 4b96 8e0c 54a2aeb6fa70

Kështu, Barcelonës nuk i mbetet asgjë tjetër, përveçëse të bëjë ofertën e saj për futbollistin, duke përdorur edhe miqësinë e Aguero me Lionel Messi. Ky i fundit pritet të luajë një rol të rëndësishëm në këtë transferim, pasi Aguero ishte gati të qëndronte në Premier League, pas interesimit të Tottenham dhe Chelsea. Por ai nuk mund të refuzojë një ftesë të Messi dhe e përditëshmja katalunjase “Sport” e bën thuajse të sigurtë afrimin e sulmuesit argjentinas të Barcelona. Po sipas kësaj gazete, Aguero nuk e zbeh objektivin e klubit “blaugrana” për Neymar, por siç dihet, për momentin, shanset për një fund të lumtur janë të pakta.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb